
Haradinaj bën homazhe për Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun
31 janar 2025
| 11:44
Ramush Haradinaj, kandidati i koalicionit Kosova Fituese, ka bërë homazhe para statujës së Zahir Pajazitit në Prishtinë, në 28-vjetorin e rënies së tij dhe të Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut.
Në një postim në “Facebook”, ai ka falënderuar të ndjerët për kontributin dhe shërbimin që ia kanë bërë atdheut.
“Në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, njëzetetetë vjet më parë u shndërruan në shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, pikëmbështetje të vizionit tonë për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.