
Haradinaj: Deklaratat e Kurtit ia ndaluan Thaçit vizitat nga vëllezërit
Ish-nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se është fajtor për vendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) që t’u ndalohen vizitat vëllezërve të Hashim Thaçit në Hagë.
“Qikjo vërejtja e Albin Kurtit e dha edhe ky një vërejtje që Thaçit po i jepet informacion, po bëhen instruksione dhe ZPS-ja u përgjigj me këtë, edhe ia ndaloi Thaçit vizitat për të afërmit dhe për vëllezërit. Ai haptas e tha në medie. Unë të garantoj mbi 60 për qind ka peshë këtu”, ka thënë Haradinaj në “Tëvë1”.
Sipas tij, kjo situatë ka ardhur pas deklaratave të Kurtit në “Këndin e Debatit” në “Tëvë1”, ku kryeministri në detyrë ka thënë se ish-krerët e UÇK-së në Hagë po vizitohen nga deputetë të PDK-së për të marrë instruksione politike.