Haradinaj: Dekreti është i drejtë, LV-ja po e vazhdon talljen me proceset dhe qytetarët

06 mars 2026 | 13:39

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një paraqitje për mediet para takimit konsultativ me presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve, ka thënë se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nuk mund të ndryshohen dhe se partia e tij do t’i respektojë.

Haradinaj ka thënë se tash “ne jemi në auto-pilot, dhe komandohemi nga Kushtetuta, nga afatet kushtetuese”.

“Dekreti është i drejtë dhe e respektojmë si të tillë. Kuptohet, presim edhe caktimin e datës së zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Kreu i AAK-së, duke folur për kërkesën e LV-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas dështimin të djeshëm për zgjedhjen e presidentit, ka thënë se “ky është vazhdim i talljes me procese dhe me qytetarë” nga ana e kësaj partie.

“Kjo është një lloj vazhdim i talljes me procese, me qytetarë. Sa janë mundu me shkruar një lëndë, më mirë t’ishin mundu me zgjedh presidentin e mos me çuar vendin në zgjedhje. Pra, kjo është një hajgare e radhës prej tyre, dhe mendoj se edhe gjyqtarët do t’ia kthejnë me hajgare përgjigjen”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se presidentja e…