Haradinaj dënon sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

21 tetor 2018 | 22:28

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka dënuar sulmin ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, në komunën e Istogut.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme.

“Sulmi në Istog, ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, pa marrë parasysh kryesit apo motivet. Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet dhe çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe si i tillë është në dëm të Republikës sonë! Kërkoj nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me anëtarë të kryesisë…