
Haradinaj: Deputetët e AAK-së nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur për presidentin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se partia që drejton ka dhënë me kohë qëndrimet rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.
Ai ka thënë se deputetët e AAK-së nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e presidentit.
“Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit. Shembull për këtë ishte tentimi i mbrëmshëm për marrjen e vendimit ad-hoc për ndryshim të ligjit zgjedhor, duke e kontrabanduar në Kuvend, me arrogancë numrash e shantazhe. Andaj, deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.