Haradinaj dhe Haxhiu përplasën në Kuvend për KEK-un

26 prill 2023 | 12:38

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, janë përplasur në Kuvend në lidhje me situatën në KEK.

E gjitha ka nisur derisa Haradinaj ishte duke folur në foltoren e Kuvendit në lidhje me arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Derisa Haradinaj ishte duke e quajtur Kurtin “shefi i të korruptuarve”, nga karrigia e ministres, ka ndërhyrë Albulena Haxhiu.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Haradinajt. “Ju lutem mos me pengoni, duke me folur pas shpine. Keni të drejtën e fjalës dhe mos me fol pas shpine”, ka drejtuar Haradinaj ministres Haxhiu.

Pas përfundimit të fjalës së Haradinajt, Haxhiu ka dalë në foltore për t’i replikuar liderit të AAK-së.

Haxhiu e ka akuzuar drejtpërdrejt Haradinaj për korrupsion dhe për ndërhyrje në drejtësi si në rastin e prokurorit Elez Blakaj.  Haxhiu ia ka përmendur Haradinajt edhe pasurinë e krijuar pasluftës.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar përsëri Haradinaj, i cili e ka quajtur Haxhiun doste të Kurtit. Haradinaj ka thënë se edhe Haxhiu bën pjesë dostave të korruptuar të Kurtit.

 

Haradinaj, Kurtit në seancën për KEK-un: Je shefi i të korruptuarve

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
37-vjeçarja Esha Gupta është mysafire e rregullt e tribunës VIP…