Haradinaj: Diaspora, shtyllë e Kosovës në çdo etapë
08 dhjetor 2025
| 12:44
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar rolin historik të diasporës në momentet kyçe të shtetformimit.
Ai ka thënë se mbështetja e mërgatës ka qenë e pandalshme, qoftë në kohën e rezistencës paqësore, qoftë në luftë apo në procesin e rimëkëmbjes pasluftës.
“Në kohën e rezistencës paqësore, ata ishin hambari i Kosovës, mbështetja jonë ekonomike dhe morale”, ka deklaruar Haradinaj.
Sipas tij, gjatë luftës diaspora u angazhua drejtpërdrejt, duke u bërë pjesë e përbërëse e përpjekjes për liri dhe logjistikës së UÇK-së.
“Vëllezërit dhe motrat nga diaspora ishin zëri ynë në botë për të treguar vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kosovës”, ka thënë ai.



