
Haradinaj: Duke kujtuar Enverin Zymerin nderojmë kontributin e të gjithë policëve
26 korrik 2020
| 13:31
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në përvjetorin e rënies policin Enver Zymeri.
Haradinaj ka thënë e nëntë vite më parë, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, ra heroikisht Enver Zymeri.
“Duke kujtuar Enverin, nderojmë kontributin e të gjithë policëve që falë profesionalizmit të tyre, Kosova është vend i sigurt për të gjithë qytetarët e saj. Falënderues për shërbimin dhe heroizmin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)