Haradinaj: Duke mos votuar e ndëshkojmë veten

14 nëntor 2021 | 10:32

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita kanë votuar në shkollën e mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.

Ish-kryeministri pas votimit tha se duhet shfrytëzuar e drejta e votës, duke shtuar se duke mos votuar e ndëshkojmë veten.

“Edhe Anita dhe unë e shfrytëzuam drejtën tonë të votës. I lus qytetarët që të dalin dhe të votojnë sepse duke mos votuar e ndëshkojnë veten. Për katër vite do të jetojmë me një qeverisje që do të ndikojë gjithmonë, pra ju lutem votoni”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka arritur të restaurojë dhe të kthejë në muze…