Haradinaj e Ahmetaj vizitojnë lapidarin e dëshmorëve të Bellesë (video)

06 shtator 2025 | 22:52

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, së bashku me ish-bashkëluftëtarin e tij, Ramush Ahmetaj, kanë vizituar lapidarin e dëshmorëve që nga viti 1910 e deri të lufta e fundit e UÇK-së, i cili ndodhet në grykën e Deçanit – në pesë-kilometërshin.

Haradinaj ka thënë se kushdo që i viziton këto bukuri që çojnë në drejtimin e Plavës e Gucisë ndodhet ky lapidar, nga i cili vizitorët mund të kuptojnë se si kaluar kombi ynë për të ardhur deri të liria.

“Në grykën e Deçanit, në pesë-kilometërshin është një lapidar shumë i bukur, që përshkruan historinë dhe lavdinë e burrave të Bellesë qysh në vitin 1910, 1912, 1913, 1936, ku janë vrarë dhe janë pushkatuar me dhjetëra burra të kësaj ane. Ndërsa në anën tjetër janë dëshmorët e luftës së fundit, pikërisht nga fshati Belle, duke përfshirë komandantin e Koshares Sali Çeku. Pra kushdo që i viziton këto bukuri që çojnë në drejtimin e Plavës dhe Gucisë ndodhet ky lapidar për të kuptuar se ka kaluar kombi ynë për të ardhur deri të liria”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sadik Zeqiri Mbrëmë, në Basel, në kuadër të kualifikimeve…