Haradinaj e drejtoresha e Odës së Gjelbër Ekonomike Amerikane flasin për mjedisin

25 shkurt 2019 | 14:41

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtoreshën e Odës së Gjelbër Ekonomike Amerikane, Michelle Thatcher, me të cilën ka biseduar për domosdoshmërinë e ngritjes së parametrave të zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës pa dëmtuar mjedisin

“Pas aksionit të suksesshëm tremujor për pastrimin e tërësishëm të Kosovës nga mbeturinat e dy dekadave, jemi të angazhuar që të aplikojmë praktikat më të avancuara për ruajtjen e mjedisit. Në takim me drejtoreshën e Odës së Gjelbër Ekonomike Amerikane, Michelle Thatcher, diskutuam për domosdoshmërinë e ngritjes së parametrave të zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës pa dëmtuar mjedisin, si dhe për politikat për të stimuluar energjinë alternative”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Kroacisë dhe West Ham United, Slaven Biliq, është…