Haradinaj e konfirmon pjesëmarrjen te presidentja
20 nëntor 2025
| 08:36
Në takimin e thirrur nga presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.
“Po, në takim do të marrë pjesë kryetari Haradinaj”, tha ai.
Deri tani pjesëmarjen e ka konfirmuar LDK-ja.
Dje në tentativën e dytë dështoi të formohet qeveria, mandatar i së cilës kësaj here ishte Glauk Konjufca.



