Haradinaj e njofton presidentin e NDI-së për angazhimin e Kosovës për paqe në rajon

14 maj 2019 | 15:14

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Derek Mitchell, të cilin e ka njoftuar për agjendën qeveritare dhe angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) nga Uashingtoni i ka dhënë ndihmesë të jashtëzakonshme demokratizimit të Kosovës për dy dekada me radhë. Ishte kënaqësi e veçantë ta prisja në takim presidentin e NDI-së, Derek Mitchell, të cilin e njoftova për agjendën qeveritare dhe angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet në rajon. Gjatë bashkëbisedimit, u pajtuam së vendi ynë po shënon progres të vazhdueshëm në avancimin e vlerave demokratike dhe institucioneve të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, ka thënë se…