Haradinaj e prezanton kandidatin për deputet nga Drenasi

25 nëntor 2025 | 15:17

Daut Haradinaj, përmes “Facebook”-ut, ka njoftuar se Arben Kiqina do të jetë në listën e kandidatëve për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

“Arben Kiqina, djali i bacës Miftar, bashkëluftëtar imi, që kombit tonë ia dha katër vëllezër, sot e nis një rrugëtim të ri drejt përfaqësimit të popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Drenasi e ka për nder ta ketë në Kuvend një djalë që, qysh në moshë të re, ishte pjesë e luftës për çlirimin e vendit. Tashmë, lufta e tij është mbrojtja e interesit të qytetarëve të Kosovës. Suksese, Arben Miftar Kiqina”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vit pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, në fshatin Varragë…