Haradinaj: E votojmë shfuqizimin e Speciales, puna e saj ndalet

28 dhjetor 2017 | 21:43

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka insistuar se ai do të respektoj çdo lloj vendimi që mund të marr Kuvendi lidhur me shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se partia e tij nëse vjen në Kuvend do të votoj pro këtij ligji, ndërsa e pranon se një dokument i tillë nuk mund ta zhbëj Gjykatën por mund të ia pamundësoi operimin e saj në aspekte të tjera.

“Si të vendosin deputetët unë i respektoj. Nëse deputetët e vlerësojnë dhe i kanë 60 vota atëherë unë e respektoj. Çdo ligj i votuar mundet me u ndalë. Gjykata është e votuar me 2/3 por me sa e di unë vetëm operimi i saj ndalet në rast se votohet shfuqizimi i saj”, ka thënë Haradinaj “Debat D” në “RTV Dukagjini”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë i dërgoi sot…