Haradinaj e zbulon arsyen e tërheqjes nga i pari i AAK-së

12 shkurt 2026 | 21:39

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës, arsyen e tërheqjes së tij nga posti i të udhëheqësit të kësaj partie.

Haradinaj renditi tri arsyet kryesore pse mori këtë vendim, që s’ishte hiç i lehtë.

“Sot kemi mbajtur Këshillin e Përgjithshëm, i kemi dakorduar trupat zgjedhore për me u mbajt zgjedhjet e brendshme, e kemi votuar edhe rregulloren e brendshme për kandidaturat dhe e kemi marrë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve, prej nëndegëve e deri te kryetari i partisë”, tha ai. Kësaj here do ta shfrytëzoj të drejtën të mos kandidoj. Pra nuk do kandidoj më për kryetar të Aleancës, e kam kryer kandidaturën për kryetar. Kam pasur nderin ta udhëheq Aleancën që nga themelimi dhe të jem themelues. E kam pasur nderin të udhëheq njerëz shumë të zotë të Kosovës, të iu prij atyre. Ata i kanë shërbyer Kosovës, atdheut e demokracisë nën udhëheqjen time. Do ta kem nderin që të iu shërbej atyre”, u shpreh Haradinaj.

“Janë disa arsye pse kam vlerësuar kështu. E para është jetëgjatësia. E dyta është rezultati jo i mirë zgjedhor. Ajo që është më kryesorja është se dua t’i shërbej demokracisë, dhe për faktin se në Aleancë ka njerëz të zotë shumë, shpresa dhe besimi im është që ata do të ngrisin Aleancën në parti fituese”, u shpreh Haradinaj në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën për mbrojtjen e ish-krerëve…