Haradinaj: Ekspertët ligjorë na kanë rekomanduar të mos votojmë

17 prill 2025 | 11:53

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ekspertë të procesit dhe të ligjit kanë rekomanduar që të mos votohet raporti në lidhje me kuorumin apo prezencën.

Megjithatë, ai ka thënë se sot (e enjte) do të zhvillojë sërish diskutime me deputetët e tjerë të partisë lidhur me këtë temë.

Para se të futej në Kuvend, ku pritet të mbahet seanca konstituive, Haradinaj bëri të ditur se do të votojë në përputhje me qëndrimin e partive të tjera opozitare.

Ai ka thënë se nuk ka pasur më komunikim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përveç një përshëndetjeje të shkëmbyer më 15 prill gjatë seancës konstituive.

Gjithashtu, Haradinaj ka thënë se “duket se deputeti Adem Hoxha i është bashkuar AAK-së”, por ka thënë se mbetet që ky i fundit ta konfirmojë personalisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i…