Haradinaj emëron Bejtush Gashin ministër të Punëve të Brendshme

13 prill 2018 | 14:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar Bejtush Gashin ministër të Punëve të Brendshme (MPB).

Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjërues në fushën e sigurisë. Ai i sjell qeverisjes së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin. Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich ka konfirmuar se Niko Kovaç do të marrë…