Haradinaj: Ende kemi shumë për të bërë në avancimin e pozitës së gruas në shoqërinë tonë

25 korrik 2025 | 13:13

Në kuadër të programit “Ditët e Partisë”, organizuar nga NDI nën ombrellën e Javës së Gruas 2025, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë së bashku me koleget nga Aleanca e Gruas, me të cilat ka ndarë të njëjtin vizion dhe përkushtim për barazi të plotë gjinore në politikë dhe shoqëri.

“Ende kemi shumë për të bërë në avancimin e pozitës së gruas në shoqërinë tonë, për barazi në përfaqësim dhe në vendimmarrje. E ritheksova angazhimin tim të palëkundur se do të jem gjithmonë zë i fuqishëm dhe luftëtar i së drejtës së gruas në jetën publike, politike dhe institucionale. Barazia nuk është vetëm kauzë, është detyrë”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani po përgatit një ofertë të re dhe të përmirësuar…