Haradinaj: ‘Epopeja e UÇK’-së është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë

05 mars 2026 | 11:41

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në përvjetorin e “Epopesë së UÇK”-së, ka kujtuar komandantin legjendar Adem Jasharin, i cili me tërë familjen dhe lagjen Jashari kanë mbrojtur nderin e atdheut.

Ai ka thënë se familja Jashari e ka çuar në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave.

“‘Epopeja e UÇK’-së është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë, është kohë që kthen në kujtesën tonë kolektive emrat e atyre që flijuan jetën për liri, invalidëve të luftës, veteranëve dhe të pagjeturve në të gjitha trojet shqiptare! Në këtë datë të shënuar, kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, i cili me tërë familjen i dhanë fundin armikut, duke çuar në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave. Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve ndër breza dhe luftës së UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi në seancën solemne për…