
Haradinaj falënderon Bidenin: Vuçiqi do ta merr përgjigjen për kufijtë më 14 shkurt (Video)
07 shkurt 2021
| 16:17
Kandidati për president të Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden, për letrën të cilën ia ka dërguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, të cilit i kërkon që Serbia ta njohë shtetin e Kosovës.
“Falënderoj presidentin Biden për qëndrimin e tij konsistent lidhur me Kosovën, ndërsa Vuçiq do të merr përgjigjen për kufijtë më 14 shkurt”, ka thënë Haradinaj nëpërmjet një videoje të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”.