Haradinaj falënderon Ramën për Samitin e Tiranës: Sinjal i fuqishëm për të ardhmen evropiane të rajonit

16 maj 2025 | 13:02

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përshëndetur Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Ai ka vlerësuar se organizimin i këtij samiti në kryeqytetin shqiptar është një sinjal i fuqishëm për bashkëpunim dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Haradinaj e ka falënderuar Ramën për këtë organizim, duke thënë se Shqipëria po i jep zë Ballkanit Perëndimor.

“E mirëpres Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, një sinjal i fuqishëm për bashkëpunim dhe të ardhmen evropiane të rajonit tonë. Falënderim për kryeministrin Edi Rama për rolin udhëheqës dhe për faktin që Shqipëria po i jep zë Ballkanit Perëndimor në tryezat evropiane. Kosova duhet të trajtohet si partnere e barabartë. Populli ynë meriton njohje, dinjitet dhe një të ardhme të qartë brenda familjes evropiane”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia e kanë filluar takimin sy…