
Haradinaj flet pas vizitës në Hagë: Liderët e UÇK-së janë optimistë dhe të fortë
07 tetor 2025
| 11:08
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Nasim Haradinaj bëri me dije se ka qenë për vizitë tek ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Ai është shprehur se ata janë mirë me shëndet, janë optimistë dhe siç ka thënë ai, “të fortë”.
“Unë sot jam shumë i relaksuar, sepse po kthehem nga shokët e mi në vizitë që i kam parë dhe ata më kanë dhënë një forcë dhe i kam parë shumë mirë dhe janë fortë mirë, të fortë dhe mirë me shëndet. Çka është më kryesorja janë optimistë dhe të fortë”, ka thënë Haradinaj për “Klan Kosovën”.