Haradinaj flet për praktika gjyqësore: Kushtetuesja mundet me na çu krejtve në shpi pas afatit 30 ditësh

02 korrik 2025 | 17:16

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për afatin 30 ditor që Gjykata Kushtetuese e ka vendosur për deputetët e Kuvendit që të gjejnë një zgjidhje për dalë nga bllokada politike ku gjendet Kuvendi që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Haradinaj ka thënë se situata mund të jetë tepër e rëndë, nëse s’do të ketë zgjidhje as pas afatit 30 ditor, raporton Express.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese mund ta kthejë situatën në pikën zero dhe t’ua marrë mandatet të gjithë deputetëve të legjislaturës aktuale.

“Një temë që u diskutua seriozisht është se çfarë do të ndodh pas 30 ditëve. Një taktikë që e di nga përvoja ligjore. Çdo gjë që është thënë në dokument, nuk është pa vlerë, por pikat janë më të fuqishme. Gjykata e ka forcuar 30 ditëshin. Është situatë e rëndë. Do ta shohim bashkarisht”.

“Është situatë serioze. Ka raste që Gjykata thotë se ata që janë zgjedhë e kanë hup mandatin e vetë. Krejt këtë brez politik e çon në shpi. S’e keni kry detyrën, shkoni nshpi”, ka shtuar tutje kreu i AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit ka nisur përgatitjet për sezonin e ri…