Haradinaj flet për vizitën e Hahnit: E mirëpresim çdo ide apo sugjerim

17 janar 2019 | 10:18

Komisionari Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, sot viziton Kosovën.

Ai në orën 16:30 do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Për vizitën e Hahnit ka folur sot kryeministri Haradinaj.

“Kosova ka të arritura në agjendën evropiane  dhe komisionioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë. Ka lindë edhe një taksë të re, kjo taksë ndërlidhet me njohjen nga Serbia jo me këto dy të parat, kemi vizita edhe për taksen. E mirëpresim çdo ide apo sugjerim për me biseduar me komsionerin Hahn”, ka thënë para medieve Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shenjë kujtimi për legjendën e boksit dhe kampionit Muhammed…