
Haradinaj fton FSK-në ta ndihmojë Kroacinë
30 dhjetor 2020
| 08:21
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka ftuar FSK-në që të ndihmojë në Kroaci pas tërmetit që goditi këtë vend.
Ai në “Facebook” ka shkruar se një solidarizim i tillë do ta nderonte popullin tonë.
“E ftoj ministrin e Mbrojtjes që t’i ofrojë mbështetje popullit kroat me forcat tona emergjente që janë në kuadër të FSK-së”, ka shkruar ai.
“Një solidarizim i tillë do ta nderonte popullin tonë”, shtoi ai.