
Haradinaj fton qytetarët në protestën e 7 gushtit: Padrejtësia ndaj liderëve të UÇK-së bazohet në provat e aparaturës së Millosheviqit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka ftuar qytetarët që të dalin në protestën e 7 gushtit për të kundërshtuar padrejtësitë që po u bëhen liderëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Përmes një videoje në “Facebook”, ai ka thënë se ish-bashkëluftëtarët e tij po përballen me padrejtësi të madha në Hagë.
Sipas tij, këto padrejtësi po bazohen mbi prova të aparaturës së Sllobodan Millosheviqit.
“Është momenti që të jemi bashkë me datën 7 në ora 17:00 në shesh për të ju dhanë mbështetje bashkëluftëtareve tanë, të cilët po gjykohen tash e 5 vite padrejtësisht nga Gjykata Speciale. Është koha të jemi bashkë dhe të ju themi jo këtyre padrejtësive, të cilat bazohen mbi provat dhe argumentet e aparaturës më famkeqe të shekullit të kaluar, Mollosheviqit”, ka thënë Haradinaj.