Haradinaj: Gati për zgjidhje, po të kishim kandidat unifikues do ta kishim votuar

15 maj 2025 | 12:19

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar takimin e sotëm që pritet të mbahet me presidenten Vjosa Osmani dhe partitë opozitare.

Ai e ka cilësuar pozitiv faktin që po nis komunikimi ndërmjet palëve.

“Është mirë që po ndodh një komunikim i parë do t’i japim idetë se si të dalim nga kjo gjende, edhe sot e kishim votuar nëse kishim pasur kandidat unifikues, pozicionin tim e dini, nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë Haradinaj. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Laert Vasili ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”. Ish-finalisti i…