
Haradinaj-Gërvallës: Kur ishim të pushtuar Ramushi quhej “gjeneral i vetëshpallur” nga lajmet e Beogradit, sot kush ia shkruan lajmet Gërvallës
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla Schwarz, e cila e quajti vëllanë e tij, Ramush Haradinajn ‘’gjeneral të vetëshpallur’’.
Për emisionin “Kiks” në Klan Kosova, Haradinaj tha se këto deklarata ai lë në ndërgjegje të saj, megjithëse ka kureshtje se kush ia shkruan këto ‘lajme’.
“Hajrije Spikerica e kam ditur që lajmet i shkruante në Beograd prej Millosheviqit, por sot nuk e di kush ia shkruan kësaj zonjës”, tha ai.
Ai shton se Gërvalla në Kosovë është si një turiste, e ditët e saj në politikë pas luftës, sipas tij, kanë qenë të dyshimta.
“Më vjen keq ta komentoj atë gjë, megjithatë unë e la në ndërgjegjes të saj, ajo duket t’i flas vetës, ajo është një gjuhë e papranueshme, është gjuha që është përdorur në kohën kur kemi qenë të pushtuar. Por unë e di që është një turiste në Kosovë, e di që ditët e saj politike pas luftës, kanë qenë të dyshimta”.