Haradinaj: Gjakova jonë e artit, kulturës dhe këngës na dha energji të re për rrugën tonë politike!

26 dhjetor 2025 | 20:28

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, zhvilloi sot një tubim elektoral në Gjakovë, ku u prit me entuziazëm nga qytetarët.

Pas takimit, Haradinaj theksoi se Gjakova, “qyteti i artit, i kulturës dhe i këngës”, i dha Aleancës një energji të veçantë dhe mbështetje të sinqertë.

Ai bëri të ditur se në takim u diskutua plani katërvjeçar, vizioni dhe angazhimet konkrete të AAK-së, të cilat u pritën pozitivisht nga të pranishmit.

“Kur një qytet me kaq histori dhe krenari të hap derën, nuk ke të drejtë ta zhgënjesh”, u shpreh Haradinaj.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti i Vetëvendosjes ka vazhduar të pretendojë rritje dhe…