
Haradinaj: Gjendja s’është e mirë, Kosova po ndëshkohet
Pas dështimit të radhës në konstituimin e Kuvendit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij është në pritje të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese pas adresimit që kanë bërë lidhur me procesin.
“Edhe sot nuk ka ndryshim ne po shpresojmë që këto dite do të vije përgjigja e Gjykatës Kushtetuese me adresimin që e kemi bërë ne. Po presim këtë vendim dhe me pas të shohim si të veprojmë tutje. Jemi në ditët e fundit të përgjigjes, po shpresojmë se na hapë rrugë për të shkuar përpara. Po e shohim se gjendja është e keqe. Është e palogjikshme për të pasur drejtë një kandidat dhjetëra herë për të kandiduar nëse se merr votën, shpresoj që gjykata të reflektoj në këtë pjesë. Kosova po ndëshkohet. Shihni si është gjendja me energji dhe plotë sfida të tjera. Gjendja nuk është e mirë është e vështirë”, ka thënë Haradinaj.