Haradinaj godet Abdixhikun: Vetëm ai dhe deputetët e tij janë betonuar pro bllokadës

26 gusht 2025 | 20:04

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për pozicionimin e tij në lidhje me bllokadën institucionale në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Haradinajt, deputetët e AAK-së ishin ata që dërguan lëndën në Gjykatën Kushtetuese dhe që nga nxjerrja e aktgjykimit janë pozicionuar në frymën e vendimit. Ndërsa, vetëm Abdixhiku me deputetët e tij janë ata që, sipas tij, po qëndrojnë kundër zgjidhjes.

“AAK e ka vërejtur muaj më parë që vendi po hyn në bllokadë të thellë institucionale dhe kjo ka ndodhur. Duke e parë këtë rrezik katastrofik për vendin, AAK e ka dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo, me vendimin e saj të parë dhe të dytë, e ka vendosur modelin e daljes nga bllokada dhe ne jemi pozicionuar pro vendimit të Gjykatës. Kaq ka qenë përgjegjësia jonë dhe kaq kemi bërë”, ka thënë Haradinaj.

Ai shtoi se, “Veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade. Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende. Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naim Kadolli është kandidat i PDK-së për Asamblenë Komunale në…