Haradinaj godet Kurtin: Ti shpenzon pare, ushqen zagarë për t’i fyer shqiptarët
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dalë në foltore të Kuvendit, ku i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurtit, i cili ka folur për energjinë dhe ka akuzuar mediet për “thasë me para”.
Haradinaj ka akuzuar rendë Kurtin, duke i thënë se është duke paguar “zagarë” për t’i fyer shqiptarët.
Po ashtu, ai e ka akuzuar Kurti për mashtrim, duke e quajtur mashtrues ideal.
“Edhe sot erdh mashtruesi, me mashtrim ideal. Mashtrimi nuk është fyerje. Ndodhi një mashtrim në këtë foltore. E para kolegu që foli para meje është që sa vjet në pushtet, mban përgjegjësi për çmimet, për vjedhjen në energji, për faturat… Nuk mundeni mi ik kësaj përgjegjësie. Oligarkët tu po shesin e po blejnë energji. E dyta po ‘financohen mediet me thasë’. Dëgjojeni çka po thotë! Mediet po financohen me thasë. Ky shpenzon më së shumti pare duke ushqyer zagarë me fyer shqitparë”, ka thënë Haradinaj.
Pas kësaj deklarate, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiut, ia ka ndalë fjalën Haradinajt, por ai ka vazhduar të flasë pa mikrofon.



