Haradinaj: Hapja e çështjes së kufijve në Ballkan, agjendë e Putinit

26 shkurt 2019 | 15:33

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rideklaruar se taksa ndaj Serbisë nuk ndërlidhet me çështjen e dialogut.

“Unë preferoj që t’i ndajë temat dhe jam i interesuar që të vazhdojë dialogu. Ekziston dialogu në mes të ndërmjetësuesit dhe palëve, por pastaj edhe dialogu në mes të palëve. Nuk shoh pengesë që lehtësuesit t’i ftojnë palët në dialog”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai ka thënë se taksa nuk hiqet derisa të arrihet marrëveshja obligative ligjore në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sa më shpejt që e kemi këtë kontratë në tavolinë, të garantuar nga lehtësuesit, mund t’i shqyrtojmë të gjitha”.

“Për Serbinë deri tani është shfrytëzuar një proces i dialogut që të dobësojë Kosovën dhe t’i bëjë dëm Kosovës. Ne nuk preferojmë më tutje që procesi i tillë të na kushtojë vetëm neve, le të na kushtojë të dy palëve”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, shefi i Qeverisë ka folur edhe për idenë e ndryshimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka deklaruar se tema e ndryshimit të mundshëm të kufijve në Ballkan është agjendë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Hapja e çështjes së kufijve dhe territoreve në Ballkan është agjendë e Vladimir Putinit për të mbajtur Ballkanin e hapur”.

“Askush nuk garanton kur hapet një kufi se çfarë ndodhë me të më pas. Hapja e kufijve nuk është temë e thjeshtë vetëm për hapje dhe mbyllje, por është hapje e krizave dhe tragjedive në rajon”, është shprehur Haradinaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar…