Haradinaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Pa Guxo dhe Alternativën, as Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun

21 maj 2025 | 11:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti pas deklaratave të dhëna nga ky i fundit gjatë një interviste në Radiotelevizionin e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se po të mos ishin Guxo e Alternativa, as Vetëvendosje nuk do ta kalonte pragun.

“Besoj që kjo është ngjashëm si Vetëvendosje e ka kaluar pragun falë Listës Guxo e Alternativës, edhe kjo e jona ashtu është, pa ato as LV-ja s’e kish kaluar pragun”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka folur dhe për takimin e kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me Kurtin.

“E kemi thënë më herët, ai është kah e bën përpjekjen më të madhe të mundshme për të mbetur në pushtet”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…