Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e Stojkajt: Rifati ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës

11 maj 2026 | 08:36

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllim për ndarjen nga jeta të sekretarit të përgjithshëm të partisë dega në Deçan, Rifat Stojkaj.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Stojkaj ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës.

“Gjithmonë i gatshëm për punë, korrekt e i afërt me njerëzit. Do ta kujtojmë për urtësinë, besnikërinë dhe kontributin që dha ndër vite. Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve tanë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur…