Haradinaj i reagon Aliut për bllokimin e autostradës së Dukagjinit: Shpejt do të vjen dita kur do të dilni para popullit

26 maj 2023 | 11:08

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar mbrëmë se përfundimisht autostrada e Dukagjinit nuk do të bëhet. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Daut Haradinaj nga AAK-ja.

Ai ka thënë se Dukagjini nuk do ta “durojë injorimin që i bëhet nga Qeveria Kurti”.

“Sot rrugës për Dukagjin, më saktësisht për në Deçan, u deshtë 1 orë e 45 minuta për të bërë rrugë, pasi që i mungon infrastruktura e nevojshme kësaj ane. Qeveria deklaroi se rreth 600 mijë qytetarë nuk do të kenë autostradë. A thua kjo zonë nuk është Kosovë, apo nuk janë taksapagues të Kosovës? Pse i ndëshkoni këta njerëz!? Shumë shpejt do të vjen dita të dilni para popullit dhe shpresoj që do t’iu përgjigjen ashtu siç po i trajtoni. Dukagjini nuk e duron injorimin tuaj z. ministër”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian dhe Kanye West tashmë ishin ndarë kur filluan…