Haradinaj i uron shërim Hotit dhe të gjithë të prekurve nga Covid-19

03 gusht 2020 | 11:53

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Avdullah Hotit dhe të gjithë qytetarëve të cilët janë të prekur nga Covid-19.

Me këtë rast, Haradinaj ka qeveria duhet të kujdeset për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe rimëkëmbjen ekonomike.

“Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe gjithë qytetarëve të prekur nga Covid-19, ju uroj shërim të shpejtë dhe rikthim në angazhimet e tyre të përditshme. Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, duke bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që në funksion të ruajtjes së jetës njerëzore, t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Paralelisht, Qeveria e Republikës duhet ndërmarrë veprime konkrete për rimëkëmbjen ekonomike. Mirëqenia e qytetarëve asnjëherë nuk duhet vënë në rrezik. Andaj, të veprojmë të bashkuar që ta kalojmë me sukses edhe këtë krizë që ka kapluar të gjitha shtetet e botës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar shërim të…