Drejtorit të Doganës i vazhdohet mandati edhe për tri vite

24 janar 2020 | 14:30

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ia ka vazhduar mandatin edhe për tri vite të tjera drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Këtë e ka bërë me dije vetë Haradinaj përmes një shkrimi në profilin e vet në “Facebook”.

“Në kuadër të kompetencave të mija kushtetuese e ligjore, sot, drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ia kam vazhduar mandatin edhe për tri vjet të tjera. Z. Berisha, përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë ka dëshmuar profesionalizëm e korrektësi dhe me seriozitet ka kryer punët dhe përgjegjësitë e tij në këtë institucion shumë të rëndësishëm të vendit. Z. Berisha i uroj punë të mbarë edhe për vitet e tjera!”, ka shkruar Haradinaj.

Bahri Berisha u emërua në postin e drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovë në shkurt të vitit 2017.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 31 dhjetor të vitit që lamë pas, Organizata Botërore…