Haradinaj: Inkurajuese të shohësh rritjen e interesimit për sportet dimërore

15 mars 2026 | 15:35

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka ndjekur nga afër garën e skijimit në Bjeshkën e Madhe, një aktivitet të organizuar nga Komuna e Deçanit dhe Federata Skitare e Kosovës.

Haradinaj ka theksuar se rritja e interesimit për sportet dimërore dhe bukuritë natyrore të bjeshkëve tona tregojnë qartë potencialin e madh të Kosovës për zhvillimin e turizmit malor dhe sportit të skijimit.

“Në Bjeshkën e Madhe ndoqëm nga afër garën e skijimit, organizuar nga Komuna e Deçanit dhe Federata Skitare e Kosovës. Është inkurajuese të shohësh rritjen e interesimit për sportet dimërore, ndërsa bukuritë e jashtëzakonshme dhe terrenet që ofrojnë bjeshkët tona dëshmojnë qartë potencialin e madh që ka Kosova për zhvillimin e turizmit malor dhe sportit të skijimit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpenzimet vjetore operative për punonjës me kohë të plotë arrijnë…