Haradinaj: Junikut i rikthehet qeverisja që meriton, me Agron Kuçin
08 nëntor 2025
| 19:32
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Agron Kuçi e nisi gjithçka nga zero dhe e shndërroi Junikun në model të qeverisjes lokale, të vlerësuar nga institucione kredibile.
“Banorët e Junikut gjithmonë kanë treguar pjekuri politike dhe kanë ditur ta vlerësojnë punën e mirë. Me mbështetjen e tyre, më 9 nëntor, Junikut i rikthehet qeverisja që meriton, me Agron Kuçin”, ka theksuar Haradinaj në tubimin e kësaj partie në Junik.



