Haradinaj: Ka mundësi që nesër të votohet qeveria e re

01 qershor 2020 | 14:21

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka gjasa që sot gjatë ditës të publikojë aktgjykimin e plotë për ligjshmërinë e dekretit të mandatarit.

Nëse ndodhë kjo, sipas  tij, nesër mund të thirret seanca për votimin e Qeverisë Hoti.

“Mendoj që është momenti kur mundet Gjykata ta publikojë vendimin, i cili i hapë rrugë anës procedurale, asgjë tjetër s’ka mbetur vetëm çështje procedurale. Mundësitë janë reale që për nesër, asgjë tjetër s’ka mbetur nga koha e vendimit, me shpresë që nesër. Misioni më i vështirë i kësaj qeverie është shpëtimi i ekonomisë, besoj se do të jemi të suksesshëm”, ka deklaruar Haradinaj, pas vizitës që pati në komunën e Suharekës.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar fëmijët me…