Haradinaj: KEK-u dhe KEDS-i e kanë për obligim të sigurojnë energji elektrike

23 nëntor 2018 | 10:17

“Zhgënjyese dhe e patolerueshme sjellja  KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike”, ky është reagimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për ndërprerjen e energjisë elektrike.

“I papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK  nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se menaxhmenti i KEDS-it dhe KEK-u duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë. 

“Drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk pranojmë asgjë më pak!”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se sot, me…