Haradinaj: Kërkesa e presidentes krijon hapësirë edhe disa ditë për LV-në

23 korrik 2025 | 11:14

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se gjendja në vendin tonë nuk është e mirë.

Sipas tij, pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani, që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin nëse Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda 30-ditësh, krijohet hapësirë edhe disa ditë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se shpreson që Gjykata Kushtetuese nuk do të vonojë me vendimet e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar Granit Xhaka është kthyer në çështje te Bayer…