Haradinaj kërkon nga deputeti francez të lobojë për Kosovën

06 shtator 2018 | 16:34

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputetin e Francës, Bruno Questel, nga i cili ka kërkuar që të lobojë për fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë.

“Bashkëbisedim i frytshëm me deputetin francez, Bruno Questel, kryesues i grupit të miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Kombëtare të këtij shteti, rreth progresit tonë në rrugëtimin euro-atlantik. Mikut të madh dhe të dëshmuar të Kosovës i kërkova të vazhdojë lobimin për fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, sidomos në procesin e liberalizimit të vizave. Është vullnet i plotë i dy vendeve tona, që ta çojmë përpara partneritetin politik, ekonomik dhe diplomatik”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu,…