Haradinaj kërkon nga institucionet të qëndrojnë afër komunave të prekura nga vërshimet

21 maj 2020 | 14:30

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje institucioneve qendrore që të qëndrojnë afër komunave dhe fermerëve që janë prekur nga vërshimet e ditëve të fundit.

Haradinaj ka thënë se gjatë kohës sa ka qenë kryeministër ka ndarë fonde emergjente për t’iu dalë në ndihmë fermerëve dhe për rimëkëmbjen e ekonomive familjare, të cilat kanë pësuar nga reshjet dhe vërshimet në të gjitha komunat.

“Rahoveci dhe Theranda, përpos përballjes me pandeminë, gjatë dy ditëve të fundit janë goditur nga reshjet e mëdha të shiut, me ç’rast nga vërshimet ka pasur dëme të konsiderueshme në bujqësi. Ndajë shqetësimin me fermerët e këtyre dy komunave, të cilëve u janë dëmtuar në masë të madhe kulturat bujqësore. Gjatë qeverisjes sime, kam ndarë fonde emergjente për t’iu dalë në ndihmë fermerëve dhe për rimëkëmbjen e ekonomive familjare, të cilat kanë pësuar nga reshjet dhe vërshimet në të gjitha komunat e Kosovës. Iu bëj thirrje institucioneve qendrore, që të qëndrojnë afër komunave dhe fermerëve në përballimin e kësaj situate”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 866 punëtorë nga 6 mijë punëtorë të një…