Haradinaj kërkon nga qeveria zbatimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

04 dhjetor 2020 | 15:35

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi në Kuvend të Kosovës ka kaluar Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Haradinaj nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka përgëzuar deputetët e Kuvendit për votimin e këtij projektligji.

“Përshëndes miratimin e Ligjit për rimëkëmbje rkonomike dhe përgëzoj deputetët që më në fund tejkaluan vijat partiake dhe përfunduan këtë proces, zvarritja e së cilit ishte në dëm të qytetarëve.
Bëj thirrje tek ekzekutivi që sa më parë ta fillojnë implementimin, pasi që dihet qartë gjendja e rëndë e shumë familjeve në vend por edhe e bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…