Haradinaj kërkon njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit

30 nëntor 15:06

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të premten në takim një delegacion të Ekipit Global për Lutjet e Mëngjesit të Jerusalemit, të kryesuar nga Michele Bachman, ish-kongresistja e ShBA-ve nga Minesota, bashkëkryesuese e Mëngjesit të Lutjeve të Jerusalemit, e cila shoqërohej nga Albert Veksler dhe Kyle Lance Martin, aktivistë të kësaj iniciative.

Në këtë takim, kryeministri Ramush Haradinaj, ka vlerësuar relacionet e mira të popullit të Kosovës me popullin izraelit, që sipas tij kanë një histori dhe të kaluar pozitive.

“Ne jemi të interesuar që të identifikojmë të gjitha mënyrat e zhvillimit dhe kultivimit të raporteve të mira me Izraelin, duke shfrytëzuar edhe ngjarje siç është Mëngjesi i Lutjeve të Jerusalemit”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri ka theksuar se raportet tona duhet të rezultojnë me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm nga të dyja vendet.

Ndërsa përfaqësuesit e delegacionit të Ekipit Global të Lutjeve të Mëngjesit të Jerusalemit, kanë thënë se bashkëpunimi dhe puna e përbashkët për paqen do të prodhojë historinë e mirë për brezat që do të vijnë.

Ata kanë theksuar se për këtë duhet angazhim i të gjithëve dhe kanë konsideruar se Jerusalemi është një nga vendet e duhura nga duhet të nisë mesazhi i paqes për gjithë botën.

/Epoka e re/   

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tajson Fjuri do të përballet me Deontei Uaillder këtë të…