
Haradinaj: Klina vulosi në mënyrë madhështore fitoren e Aleancës!
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot qytetarët me prezencën e tyre dëshmuan mbështetjen për vizionin tonë për Klinën që bën Dritë.
“Gjatë këtyre viteve, Klinës i kemi sjellë zhvillim dhe përparim, duke e bërë qeverisjen e Prof. Dr. Zenun Elezajt model për të gjithë”.
“Klina, ashtu si edhe komunat e tjera ku udhëheq Aleanca, është dëshmuar si shembull i qeverisjes së mirë dhe të përgjegjshme. Kjo është garanca se punët e mira do t’i vazhdojmë jo vetëm në Klinë, por në secilën Komunë ku tashmë qeverisim si dhe duke zgjeruar hartën e komunave që udhëheq Aleanca”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ai ka theksuar se më 12 tetor, fitorja është e padiskutueshme pa balotazh, për Klinën që bën Dritë dhe për Zenun Elezajn që na bën krenarë të gjithëve me qeverisje te ndershme dhe rezultate konkrete.