Haradinaj: Koha për unitet, s’është momenti për hedhje gurësh mbi njëri-tjetrin

09 korrik 2020 | 17:11

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë për rezolutën e propozuar nga deputetja e AKR-së, Mirlinda Sopi-Krasniqi, “për mbrojtjen e vlerave të luftës”.

Haradinaj ka thënë se tash më shumë se kurrë është e nevojshme mbrojtja e vlerave të luftës, kur ato po cenohen nga Gjykata Speciale.

“Kam qenë kundër dhe jam kundër kësaj gjykate. Sot nuk mendoj që është momenti të hedhim gurë ndaj njëri-tjetrit se kush ka faj më shumë”, ka thënë Haradinaj.

Deputeti dhe shefi i deputetëve të AAK-së, ka thënë se Specialja po bën shumë shkelje.

“Publikimi i një letre politike nga Specialja është shkelje e llojit të vet. Të gjithë ata që kanë votuar kundër e kanë pasur e mirë, të gjithë ata që kanë votuar për, po e shohin që e kanë pasur gabim. Duhet t’iu dalim zot njerëzve që kanë nevojë sot”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në…